Një sherr masiv ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në KZAZ-në numër 30 në Tiranë. Gazetarja Glidona Daci ka bërë të ditur se shkak i këtij konflikti janë bërë fillimisht kontestimi i disa fletëve të votimit. Më pas ajo zbuloi se dyshohet se dy persona kanë hyrë në mënyrë të paautorizuar duke u hequr si përfaqësues të KQZ-së. Këta dy persona sipas dëshmive në vendin e ngjarjes janë konfliktuar me vëzhgues të PD-së. Pas këtij momenti ka nisur konflikti fizik, ku është përfshirë një komisioner i PD-së.

“Vetëm pak minuta më herët për shkak të kontestimit të disa fletëve të votimit janë përshirë në konflikt të paktën 7 persona të cilët janë shoqëruar në polici. Sipas informacioneve dyshohej se dy persona kanë hyrë në mënyrë të paautorizuar duke u hequr si përfaqësues të KQZ. Janë konfliktuar me vëzhgues të PD-së. Më pas ka qenë në nga komisionerët e kësaj KZAZ-je, po i PD-së i cili është përfshirë në konfliktin fizik”, u shpreh gazetarja.

Megjithatë për këtë çështje nuk ka ende informacion zyrtar. Mësohet se 7 persona janë shoqëruar në polici për t’u pyetur rreth ngjarjes. Në KZAZ-në e vendosur tek shkolla “1 Maji” kanë mbërritur drejtuesit e Policisë së Tiranës që kanë marrë në pyetje edhe personat që kanë qenë dëshmitarë.

Në pamje duket që sherri është masiv pasi ka pasur gjakosje të personave duke qenë se kanë përdorur edhe mjete të forta. Në KZAZ ka mbërritur edhe Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi./tvklan.al