Stuhitë dhe breshëri kanë mbërthyen veriun e Italisë, këtë fundjavë duke i marrë jetën dy personave. Viktimat janë dy rumunë rreth të 40-ave, të cilët humbën jetën nga thyerja e një peme në Breshia, si pasojë e erërave të forta.

Breshëri i dendur çoi në bllokimin për më shumë se një orë të punës në aeroportin e Milanos. 7 avionë nuk arritën të uleshin në pistën e aeroportit për shkak të pranisë tepër të lartë të breshrit dhe u devijuan për në aeroportet më të afërta. Dhjetëra fluturime u shtynë.

Erërat arritën deri 80 kilometra në orë. Autoritetet flasin për dhjetëra aksidente dhe rrugë të bllokuara për shkak të përmbytjeve dhe thyerjes së pemëve. Probleme pati edhe në sistemin hekurudhor dhe në transportin detar.

Prej më shumë se 1 jave, Italia e Veriut është mbërthyer nga moti i keq me stuhi dhe shi. Ndërsa temperaturat janë nën mesataren e Majit, çka ka ndodhur rrallë gjatë dekadave të fundit.

Tv Klan