Shtatëmbëdhjetë anëtarë të bandës mes tyre dhe dy shqiptarë janë burgosur në total me 117 vjet burg nga autoritetet britanike. Pamjet në video tregojnë momentin kur policia britanike arreston në mes të autostradës pranë Knutsford, Cheshire, “kapon” e bandës Jamie Simpson, 31 vjeç.

Dy shqiptarët, anëtarë të grupit kriminal janë: Taulant Paja, i cili jetonte në Gladstone Mews, Warrington, u dënua me gjashtë vjet e gjashtë muaj.

Taulant Paja

Islam Grana, 27 vjeç, jetonte në Killingworth Lane, Warrington, u dënua me shtatë vjet. Të dy shqiptarët shpërndanin kokainën në zona të ndryshme.

Islam Grana

Policia gjatë aksionit gjeti 186 kg kokainë të pastër e cila kap vlerën e 20 milionë Paundve, të fshehura nën dysheme të fugonit, si edhe në ulësen e pasagjerëve që ishte e mbushur me kuti me kokainë, si dhe telefona të koduar që nuk lejonin policinë ti përgjonte.

Autoritetet e Cheshire thanë se jeta e luksit që bënin dy “gangsterët” dhe disa anëtarë të tjerë të bandës bëri që të nisnin hetimet dhe më pas arrestimet.

Hetuesit thanë se banda udhëhiqej nga Simpson  dhe gjatë 14 muajve që ai ishte nën vëzhgim ka patur 17 makina të shtrenjta.

Policia e Cheshire, tha se Simpson dhe bashkëpunëtorët e tij, Andrew Daniels, 41, Clare Smith, 36 dhe Dean Brettle, 37 vjeç, kishin udhëtuar në Kent dhe kishin marrë ngarkesën nga Rochester Pier./tvklan.al