Një djalë shqiptar ka vdekur në Florida, SHBA pasi dyshohet është goditur nga një kamion. Policia tha se mori një telefonë pasditen e së premtes dhe më vonë gjetën trupin e të riut shqiptar i cili mendohet se është vrarë në orën 9 të paradites.

Hetuesit thanë se Dhimitri Andoni 22 vjeç, u ndal për të ndihmuar një shofer të panjohur i cili humbi kontrollin e makinës së tij. Ndërsa Andoni po kthehej në makinën e tij, ai u godit dhe u vra nga një tjetër shofer. Sipas njoftimeve, Dana Byrd 30 vjeç, ishte pas timonit të kamionit të gjelbërt që goditi Andonin.

Sipas mediave të huaja, Byrd doli jashtë për të parë viktimën dhe sapo konstatoi që Andoni kishte ndërruar jetë, braktisi kamionin e tij dhe mori makinën e Andonit me të cilën u largua.

Makina më vonë u gjet e braktisur nga babai i Andonit, i cili e gjurmoi atë nëpërmjet GPS. Byrd u arrestua më pas dhe u dërgua në burgun e Qarkut Pinellas. Detaje të mëtejshme nuk janë bërë ende publike por shqiptari njihej nga banorët e komunitetit ku jetonte si qytetar model./tvklan.al