24-vjeçarja shpërndan fotot erotike: Kam fituar aq shumë para saqë…


24-vjeçarja shpërndan fotot erotike: Kam fituar aq shumë para saqë…

11:41 14/09/2020

Dikur punonte nëpër fast-food, por sot arrin të fitojë qindra mijëra Paund në vit për shkak të fotove që poston. Beth Spiby, 24 vjeç vendosi që të lindte punën e saj në Manchester për të hyrë në një platformë ku postohen foto për të rritur.

Ajo krijoi një llogari dhe u kërkonte ndjekësve të saj të abonoheshin për të shikuar foto të nxehta të saj. Sipas The Mirror modelja arrin të përfitojë deri në 15 mijë paund në muaj.

“Më erdhi kjo ide pasi një mik më tregoi platformën”, ka treguar ajo. Beth është shprehur se jeton tashmë në Australi me të dashurën e saj.

“Kam bërë aq shumë para saqë vendosa të udhëtoj në të gjithë botën dhe përfundova këtu”, ka treguar modelja.

Ajo shprehet krenare për punën e saj dhe thotë se pavarësisht se shpërndan foto erotike për njerëzit kjo gjë i ka dhënë pavarësinë ekonomike./tvklan.al




Të ngjashme