14 në terapi intensive, 5 të intubuar

Mbeten të larta shifrat e pacientëve në spitalet e dedikuara Covid në vendin tonë.

Sipas burimeve zyrtare në Ministrinë e Shëndetësisë, në dy spitalet po marrin trajtim 244 persona.

Një ulje të lehtë kanë pësuar personat në terapi intensive, ku ndodhen 14 pacientë, ndërsa 5 janë në intubim në gjendje të rëndë për jetën.

Në dy spitalet Covid po trajtohen disa pacientë, të cilët rezultojne Covid negativë me teste, por kanë simptomat klinike të sëmundjes.

Tv Klan