Një vajzë e re ndodhet në koma pasi pësoi goditje në zemër dhe tru gjatë një masazhi relaksues. Wirawan Kedkesri, vetëm 25-vjeçe, po masazhonte me vaj këmbët në një qendër në Chiang Mai, në veri të Tajlandës kur nisi të ndihej keq. E reja, e cila ishte në muajin e 6 të shtatzënisë, humbi ndjenjat gjatë kohës që po bënte masazh, më 11 Janar.

Stafi i qendrës ku ndodhej u përpoqën t’i jepnin ndihmën e parë, derisa mbërriti ambulanca dhe e reja u dërgua në spital. Pikërisht atje u zbulua se ajo kishte pësuar ishemi dhe arrest kardiak.

Sipas asaj që shkruan e përditshmja “Mirror”, për shkak se nuk po merrte frymë, 25-vjeçarja humbi edhe fëmijën që kishte në bark. Prej 1 muaji, nëna e një 5-vjeçari qëndron në spital në gjendje kome dhe mjekët thonë se truri i saj ka vdekur.

Mjekët thanë se ajo kishte pësuar embolizëm pulmonar dhe goditje ishemike, duke çuar edhe në abortimin e fëmijës. Ajo po mbahet gjallë nga pajisjet, ndërsa pranë shtratit të saj qëndron gjatë gjithë kohës i biri Nong dhe familjarët e dëshpëruar.

Prindërit e përshkruajtën Wirawan një person të shëndetshëm, e cila kishte punuar si kërcimtare dhe modele. Familja e saj po lufton tanimë që policia të zbardhë të vërtetën, me pretendimin se gjendja e saj është injoruar nga stafi i qendrës ku po bënte masazh. Fillimisht policia e injoroi thirrjen e prindërve të vajzës, megjithatë pasi ngjarja u bë publike, ata vendosën që të nisin hetimet.

Sipas ekspertëve, masazhi tek gratë shtatzëna duhet të bëhet vetëm nga specialistët tajlandezë

. “Masazhi tradicional tajlandez i ndihmon gratë shtatzëna. Bën që fëmija të qëndrojë në pozicionin e duhur dhe për ta bërë lindjen sa më pak të rrezikshme për të dy. Në rastin e Wirawan duhet parë nëse masazhatori ka qenë vërtetë specialist. Sepse specialistët kanë aftësinë për të dalluar nëse klienti është fizikisht stabël për t’i bërë ose jo masazh”

, tha eksperti Marut Jitchedsiri.

/tvklan.al