Dy burra në Gjirokastër janë arrestuar nën akuzat e prodhimit e shitjes së lëndëve narkotike dhe vjedhjes së energjisë elektrike.

Policia e Gjirokastrës njoftoi se në pranga kanë përfunduar Hodo Veizi, 47 vjeç, banues në fshatin Kodër – Kardhiq,  Gjirokastër dhe Tauland Veizi, 40 vjeç, banues në fshatin Zenelaj , Gjirokastër.

Ata u arrestuan pasi Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër në nëntor 2016 ka vendosur caktimin e masës së sigurisë “Arrest me burg”. Në Mars të të njëjtit vit në një magazinë në pronësi të tyren në lagjen “Zinxhira”, të përshtatur për rritjen e bimëve narkotike, u gjetën 28 thasë me lëndë të dyshuar narkotike si ajo e llojit Canabis Sattiva.

Materialet në ngarkim të shtetasve Hodo dhe Tauland Veizi, i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës  së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve, e kryer në bashkëpunim”  dhe “Vjedhje e energjisë elektrike”./tvklan.al