Bëhet edhe më tragjike ngjarja e rëndë e ndodhur në fshatin Sheq i Madh të Fierit pasditen e së mërkurës.

Irvana Hyka, 28-vjeçarja që u vra barbarisht nga bashkëshorti i saj Demokrat Medinaj mësohet se ishte 6 javëshe shtatzënë.

Duke cituar familjarë të së ndjerës, Klan News raporton se bashkëshorti i saj 29-vjeçar nuk raportohet të kishte probleme të shëndetit mendor dhe mes tyre nuk kishte probleme.

Për mediat foli edhe xhaxhai i së ndjerës.

“Si xhaxha i mbesës di që nuk kanë pasur probleme familjare. Lajmin e kemi marrë në mënyra private edhe nga mediat… Si familje kanë kaluar shumë mirë”, tha ai.

28-vjeçarja ishte nënë e dy fëmijëve të vegjël, të moshës 6 dhe 4 vjeç.

Shkak për vrasjen thuhet se u bë një konflikt i çastit, megjithatë rrethanat e plota të ngjarjes mbeten të paqarta.

Demokrat Medinaj e goditi nënën e fëmijëve të tij me thikë, me dhjetëra herë. 29-vjeçari u arratis menjëherë pas ngjarjes, për t’u gjetur i vetëvrarë paraditen e kësaj të enjteje në fushën e mbetjeve të Fierit./tvklan.al