Vlerësohen 400 objekte, shemben 18 prej tyre

6 ditë nga tërmeti, Shtabi i Emergjencave thotë se janë 29 persona që po marrin ende ndihmë mjekësore në spitale nga të cilët 22 në Spitalin e Traumës, 4 në Durrës dhe 3 të tjerë të transferuar jashtë vendit për kurim.

Numri i qytetarëve të strehuar në hotele në Durrës, Shëngjin dhe Kavajë ka arritur në 2633.

Vazhdon shpërndarja e ushqimeve, veshjeve, barnave, produkte higjienike, për të gjithë qytetarët e akomoduar në hotele dhe për ata që kanë zgjedhur të qëndrojnë në çadra pranë shtëpive të tyre, kryesisht në zonat rurale.

Grupi i Ekspertëve të Vlerësimit të Banesave i përbërë nga 70 ekspertë inxhinierë vendas dhe të huaj ka kontrolluar deri tani 400 objekte.

Deri tani janë shkatërruar 12 banesa në Durrës dhe 5 Thumanë që përbënin rrezik për banorët.

Tv Klan