Tre punonjës shëndetësor në Norvegji të cilët kohët e fundit janë vaksinuar me vaksinën anti-Covid të AstraZeneca, kanë shfaqur komplikacione.

Sipas Reuters, ata kanë pësuar gjakderdhje, mpikse gjaku dhe kanë numër të ulët të trombociteve në gjak, kanë konfirmuar autoritetet shëndetësore norvegjeze.

“Nuk e dimë nëse rastet janë të lidhura me vaksinën”, tha mjeku Sigurt Hortemo.

Kanë simptoma të pazakonta; gjakderdhje, mpiksje gjaku dhe numër të ulët të trombociteve. Janë shumë të sëmurë, e kemi marrë seriozisht këtë rast”, u shpreh Drejtori i Agjencisë Norvegjeze të Barnave, Steinar Madsen.

Të tre punonjësit shëndetësor që kanë shfaqur probleme janë nën 50 vjeç. Ndërkohë, Autoriteti Europian i Barnave do të hetojë 3 incidentet.

Dy ditë më parë, Norvegjia pezulloi përkohësisht përdorimin e vaksinës AstraZeneca. Danimarka, Islanda dhe Austria janë vendet e tjera që kanë pezulluar gjithashtu këtë vaksinë.

AstraZeneca nuk ka reaguar pas këtij rasti të përsëritur, që për herë të parë u shfaq tek pacientët në Austri. /tvklan.al