99 të shtruar në spitalet në vend

Rastet e reja me Covid-19 po qëndrojnë të ulëta sipas raporteve ditore të Ministrisë së Shëndetësisë. Në më shumë se 4500 testime të kryera janë identifikuar 89 pozitivë më këtë virus.

Tirana mban sërish numrin më të lartë me 25 raste e ndjekur nga Fieri me 8, Vlora me 7 dhe Durrësi më 6. Fatkeqësisht 3 pacientë nuk arritën të mbijetonin në 24 orët e fundit. Dy prej tyre ishin nga Tirana dhe 1 nga Lezha, të moshave 50-72 vjeç.

Ndërkohë janë shënuar 873 pacientë. Numri i shtruarve në spitale tashmë është 99 ku 10 prej tyre janë në terapi intensive, nga të cilët 7 të intubuar. Rastet aktive me Covid-19 janë rreth 13 mijë.

Tv Klan