Arrestohen 3 vëllezër pas ngjarjes

Kjo përplasje verbale dhe fizike ndodhi këtë të premte në Gjykatën e Vlorës ku është sulmuar gjykatësi Arqile Basho. Ishin 3 vëllezër që u irrituan që në sallën e gjyqit me vendimin e gjyqtarit kundër tyre.  

Gjyqtari ka tentuar të largohet, por Myslym, Fatos dhe Elmaz Myslimi 60, 62 dhe 64 vjeç e kanë ndjekur nga pas duke i kërkuar shpjegime për vendimin që e kanë konsideruar të padrejtë.  

Kjo sepse, sipas vëllezërve tashmë të arrestuar nga policia, ky gjyqtar prej 8 vitesh jepte vendime kundër tyre për pronësinë e një shtëpie e cila ishte marrë nga një firme ndërtimi për t’u bërë pallat. Firma ua ka shitur apartamentin 2 pronarëve njëherësh dhe sipas vëllezërve, gjyqtari po favorizon pronarin e dytë.

Gjykata e Apelit të Vlorës ka reaguar pas ngjarjes duke e cilësuar atë si një akt të rëndë kriminal që cenon punën e togave të zeza.

Tv Klan