30 milionë dollarë bonus vjetor për pensionistët miratoi qeveria me ndryshimet e pasyruara në aktin normativ për ndryshimin e buxhetit. Ministria e Financave sqaroi se ndërhyrja bëhet për nxitjen e mëtejshme të investimeve publike dhe rritjes së eficencës së përdorimit të burimeve përmes shtesave në favor të projekteve me ecuri më të mirë.

Përveç ri-alokimeve midis zërave të ndryshëm të investimeve publike, në total mundësohet edhe një rritje e tyre krahasuar me buxhetin fillestar prej rreth 300 milionlekë, ku pjesë të madhe e merr sektori i energjisë. Qeveria thotë se treguesit makroekonomikë dhe performanca e ekonomisë gjatë 6-mujorit është plotësisht në linjë me parashikimet fillestare dhe objektivat e buxhetit 2018.

Akti Normativ, do të dërgohet në Parlament për fillimin e procedurave parlamentare që e kthejnë atë në ligj brenda afatit kohor të përcsktuar prej 45 ditësh.

Tv Klan