Pas arrestimeve në Lezhë, edhe Prokuroria e Durrësit kanë nisur hetimet për tjetërsim pronash. Burime të Prokurorisë së këtij rrethi thanë se disa zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Hipotekës dhe të ALUIZNi-t në Durrës, janë nën hetim për abuzime në bregdetin e Gjirit të Lalzit, Ishmit, Hamallajt dhe të Kallmit. Së paku mësohet se janë 30 funksionarë dhe zyrtarë aktualë që janë në hetim, të dyshuar për një skandal në tjetërsimin dhe falsifikimine pronave në këtë vijë bregdetare.

Hetimi nisi me arrestimin  e ish-kryetarit të komunës Ishëm, Sulejman Ibrahimi dhe disa ish-vartësve të tij. Ai dyshohet se është përfshirë në abuzimin qindra hektarëve tokë ranore në Gjirin e Lalëzit. Por kërkimet e hetuesve zbardhën edhe zyrtarë të tjerë të përfshirë në këtë skandal dhe skema e abuzimit u zgjerua në sipërfaqe. Për këtë shkak, organi i akuzës në Durrës ka sekuestruar tashmë një numër të madh dosjesh pronësie të cilat po verifikohen.

Mes personave që po hetohen, burimet për TV Klan thonë se është edhe ish-drejtori i ALUIZNI-t në Durrës Flamur Gjuzi, si dhe parardhësit e tij në këtë pozicion. E njëjta gjë vlen edhe për ish-kreun e Zyrës së Regjistrimit të Pasurive në Durrës Ani Dyrmishi, zyrtarë, ish-zyrtarë dhe paraardhës të Dyrmishit.

Zonat me të prekura abuzimet me pronat, janë ato bregdetare, ajo Gjirit të Lalzit, në Ishëm, Hamallaj, Rrushkull, zona bregdetare e Katundit të Ri dhe ajo e Kallmit. Në këto zona dyshohet se zyrtarët kanë ushtruar veprën penale të shperdorimit të deryrës dhe falsifikimit të dokumentave, me qëllim tjetërsimin e pronave, duke ua dhënë personave të ndryshëm në kundërshtim me ligjin. Fitimet nga abuzimi dhe shitja pronave llogariten marramendëse.

Tv Klan