33-vjeçarja i jep fund jetës, familje tenton të fshehë të vërtetën

Foto ilustruese


33-vjeçarja i jep fund jetës, familje tenton të fshehë të vërtetën

21:16 26/10/2020

Një 33-vjeçare, në gjendje të rënduar psikologjike, dyshohet se i dha fund jetës me armë zjarri në kryeqytet. Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën “Ali Shefqeti” në Shkozë.

Pas ngjarjes së rëndë, Policia e Tiranës njoftoi se kishte proceduar penalisht 4 persona, familjarët e të resë të cilët dyshohet se kanë prishur vendin e ngjarjes, duke fshehur armën e krimit.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1, në përfundim të veprimeve të para hetimore kanë proceduar në gjendje të lirë për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, shtetasit Xh.L., 26 vjeçe, S.H., 57 vjeçe, E.L., 32 vjeç dhe D.G., 56 vjeç.  Procedimi ndaj këtyre shtetasve u bë pasi dyshohet se kanë prishur vendngjarjen dhe kanë fshehur armën me të cilën shtetasja M.H., kreu vetëvrasjen.”, thotë policia në njoftimin e saj për mediat.

Burime për Klan Plus bëjnë të ditur se ngjarja e rëndë ka ndodhur të dielën. Familjarët e saj mësohet se e kanë raportuar fillimisht ngjarjen natyrale, për arsye të panjohura. Por nga hetimet rezultoi se në fakt bëhej fjalë për vetëvrasje. E reja dyshohet se vuante nga depresioni. /tvklan.al




Të ngjashme