Një grua, e cila u bë gjyshe në moshën 33-vjeçare, duket aq e re saqë ka treguar se njerëzit e ngatërrojnë dhe mendojnë se është me të bijën motër.

Philipa Nairn nga Cork i Irlandës ishte vetëm 16 vjeç kur lindi vajzën, Stephanie. 16 vite më vonë ajo u bë gjyshe. Stephanie, tashmë 22 vjeçe ka dy fëmijë, Caiden dhe Layla, për të cilët njerëzit mendojnë gjithashtu se janë fëmijët e Philipa-s dhe jo nipi e mbesa.

Philipa dhe Stephanie

Vajza e saj thotë se e pëlqen faktin që nëna e saj është aq e re, madje shkojnë sëbashku nëpër festa. Megjithatë ajo pranon se paraqitja e bukur e së ëmës i ka kushtuar vëmendje të pakërkuar prej të huajve.

“Njerëzit mendojnë se fëmijët e mi, janë të saj dhe se ne jemi motra”, ka treguar 22-vjeçarja. Ajo shtoi se mamasë së saj i pëlqen shumë të jetë gjyshe, madje ka një marrëdhënie të ngushtë me nipin. /tvklan.al