Pajtim Lamaj rikthehet për herë të parë në burgun e Qafë Barit, pas 32-vjetësh. Ai ka qenë pjesë e revoltës që shpërtheu këtu, 35 vjet më parë.

Në përkujtim të kësaj ngjarje që tronditi regjimin komunist, ai sëbashku me disa ish-të burgosur të tjerë u nisën nga Tirana për te vendosur këtë memorial në rrënojat e burgut, në një zonë të thellë, 20 kilometër nga Fushë-Arrëzi. Edhe pse kanë kaluar 3 dekada e gjysmë, kujtimet e torturave çnjerëzore i kanë të freskëta.

Memoriali i vendosur nga Instituti i Studimeve të Krimeve të Komunizmit, fondacioni kujto.al dhe shoqata e ish-të përndjekurve është kundër harresës për krimet e komunizmit, në një vend që edhe vetë ish-të burgosurit do të donin të mos kishte ekzistuar kurrë.

Tv Klan