Një person ka ndërruar jetë pasi është përplasur nga një makinë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Prrenjas. Deri më tani viktima mbetet i paidentifikuar.

“Më datë 21.12.2021, rreth orës 05:30, në aksin Prrenjas – Librazhd, vendi Prrenjas Fshat, mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin B. Sh., 36 vjeç, banues në Tiranë, ka përplasur një shtetas të paidentifikuar i cili ka gjetur vdekjen në vend”.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./tvklan.al