Universiteti “Epoka”, një nga institucionet më të njohura të arsimit të lartë në Shqipëri, ka nisur regjistrimet për raundin e parë të pranimeve për vitin akademik 2024-2025.

Procesi ka nisur në datën 30 gusht dhe ka tërhequr mbi 3600 aplikantë të cilët e kanë renditur universitetin “Epoka” si zgjedhjen e tyre të parë në portalin U-Albania.

“Numri i lartë i aplikimeve ka qenë tregues i qartë i reputacionit të shkëlqyer që ka ndërtuar universiteti “Epoka”ndër vite. Programet akademike cilësore, programet e shkëmbimit Erasmus+, infrastruktura moderne, komuniteti aktiv studentor si edhel idhja e universitetit me kompani prestigjioze, kanë bërë që“Epoka” të jetë zgjedhja e parë për shumë të rinj, të cilët sigurojnë punësim të menjëhershëm pas diplomimit.

Këtë vit në universitetin “Epoka” do të pranohen rreth 700 maturantë dhe ata me rezultatet më të larta kanë mundësinë të përfitojnë bursë studimi për të gjithë periudhën e studimit.

Specialistja e Zyrës së Pranimeve Marsilda Puci shprehet se numri i regjistrimeve vazhdon me ritëm të lartë dhe inkurajon të gjithë maturantët të nxitojnë për të kryer regjistrimin deri në datën 13 shtator.

Të gjithë maturantët që nuk do të mund të regjistrohen gjatë raundit të parë, universiteti “Epoka” i mirëpret në raundin e dytë, duke filluar nga data 28 shtator deri në 7 tetor për t’ju ofruar një mundësi të shkëlqyer studimi për rrugëtimin e tyre universitar.

Klan News