Një 38-vjeçar nga Lushnja është vënë në pranga nga policia pasi kërcënoi me thikë gruan dhe nënën e tij në prani të fëmijës së mitur.

Blerim Q. nga Fiershegani u konfliktua më familjarët e tij dhe më pas kërcënoi me thikë nënën S.Q 59 vjeç dhe bashkëshorten F.Q 29 vjeç.

Ngjarja ndodhi në prani të fëmijës së tij të mitur. Ai akuzohet për dhunë në familje dhe mbajtje pa leje të armëve të ftohta.

/tvklan.al