Ministria e Shëndetësisë: Asnjë humbje jete dhe 2568 testime

Sot ka nisur muajini hapur i vaksinimit masiv për çdo qytetar +18 vjeç dhe Ministria e Shëndetësisë u bën apel qytetarëve të vaksinohen sa në parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.

Kjo thirrje vjen në një kohë kur shihet një tendencë në rritje e rasteve të reja me Covid. Sipas ministrisë në 24 orët e fundit janë kryer 2568 testime dhe janë zbuluar 40 raste të reja.

Rastet e reja pozitive janë: 12 në Tiranë, nga 5 raste në Elbasan, Lezhë, nga 3 raste në Shkodër, Vlorë, nga 2 raste në Fier, Dimal, Patos, nga 1 rast në Kurbin, Devoll, Kavajë, Gjirokastër, Peqin dhe Kuçovë.

Aktualisht janë 421 pacientë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin, ndërsa numri i të shtruarve Spitalin Infektiv ka shkuar në 24.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv dhe janë shëruar 21 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,243 që nga fillimi i epidemisë./tvklan.al