36 mln europiane vuajtën nga ‘Long Covid’ (Covid i tejzgjatur). Këto janë statistikat e bëra publike nga drejtorit i Rajonit të Europës në  OBSH, Hans Henri Kluge.

Sipas të dhënave, një në çdo 30 banorë të kontinentit tonë është shifra zyrtare e atyre që vuajtën nga ‘Long Covid’, qëkur nisi pandemia. Në një popullsi prej rreth 746 mln banorësh, në Europë u prekën nga Covid-19, 278 mln njerëz, nga të cilët humbën jetën rreth 2.3 mln pacientë, sipas të dhënave zyrtare të përditësuara në Qershor 2023.

Ndërsa në nivel botëror u prekën nga Covid-19 rreth 768 mln njerëz, prej të cilëve humbën jetën rreth 7 mln banorë të globit. Sindroma klinike e ‘Long Covid’ zakonisht është vërejtur në ato raste kur simptomat e infeksionit nga Sars Cov 2 kanë qenë kryesisht të lehta, por që kanë zgjatur rreth 6 muaj, ndërkohë që sipas mjekësisë largohet plotësisht të paktën pas një vitit nga prekja fillestare e koronavirusit.

Klan News