Autoritetet serbe: Situata është nën kontroll

Serbia ka shënuar edhe tri viktima dhe një rritje rastesh me 275 pacientë pozitiv në Covid-19. Numri total i të infektuarve është 3380 dhe janë 74 viktima në total. Ekspertët serb, përkundër numrit të infeksioneve, thonë se situata është nën kontroll, por masat duhet të jenë në maksimum pasi numrat mund të sjellin befasi në këtë periudhë rreziku të javës së gjashtë. Problem ka shkaktuar infektimi në spitale.

“Janë 441 punëtorë shëndetësorë që janë pozitiv në virusin korona. Prej tyre 258 ndodhen në spital me analiza të mesme ose të rënda. Të tjerët janë në spitale të përkohshme”.

Përveç kamerave, gazetarët nuk janë lejuar më në konferenca dhe pyetjet I kanë shtruar online. Opozita e ka parë këtë si akt kundër lirisë. Ndërsa për të gjithë qytetarët është e ndaluar të dilet nga shtëpitë për tre ditë rresht. Në rrugë nuk funksionon asgjë tjetër përveç policisë. Një parti e djathtë opozitare ka kërkuar anulimin e karantinës gjatë pashkëve, por duket se kjo nuk do të ndodh.

Tv Klan