Do të qëndrojnë në burg dy të arrestuarit për sasinë e drogës prej 45.5 kg heroinë që u kapën në portin e Durrësit. Gjykata e këtij qyteti ka vendosur arrest me burg për Arjan Çermën pronarin e kompanisë së cilës i përkiste kamioni dhe Olgert Dudën shofer i mjetit.

Gjatë seancës gjyqësore dy të arrestuarit nuk i pranuan akuzat duke deklaruar se nuk kanë patur dijeni për sasinë e lëndës narkotike. 45.5 kg heroinë u gjetën të fshehura në një kamion me krom gjatë kontrollit në portin e Durrësit. Mjeti kishte destinacion Barin në Itali.

Klan News