47 mijë teste të shpejta për Covid në 40 ditë



47 mijë teste të shpejta për Covid në 40 ditë

17:24 19/01/2021

Epidemiologët: 10-15% e tyre rezultojnë pozitive

47 mijë teste të shpejta janë realizuar që prej 8 Dhjetorit deri më 18 Janar. Në poliklinika, epidemiologët thonë se raste ditore janë të luhatshme nga një ditë në tjetrën.

Edhe kjo e martë në Poliklinikën numër 10 ka regjistruar numër të shtuar të qytetarëve për testin e shpejt. Pacientët që duhet të bëjnë testin e shpejtë përcaktohet nga mjeku i familjes.

Që prej nisjes së pandemisë në vendin tonë janë kryer 315 mijë e 531 testime me tampon dhe test të shpejtë, prej të cilëve 67,982 kanë rezultuar pozitiv.

Tv Klan






Të ngjashme