Një 48-vjeçar është arrestuar nga forcat e Komisariatit Nr.2 të Policisë së Tiranës për armëmbajtje pa leje.

Fatmir Peposhi ishte ulur në një lokal në zonën e Ali Demit kur u prangos nga uniformat blu. Policia kishte marrë informacione se ky person ishte i armatosur dhe organizoi punën për kapjen e tij.

Bashkë me Peposhin u arrestua edhe Bledar Gjinishi 47 vjeç, pasi kishte dijeni për armën, por nuk ka treguar. 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Moskallëzimi i krimit”. /tvklan.al