Ndoshta pa dashur Sokol Çikalleshi ka zbuluar se ai dhe shokët e skuadrës në Kombëtaren e Futbollit nuk e kanë më entuziazmin e një viti më parë. Gjithësesi sulmuesi e sheh Izraelin si pikën e kthimit.

“E kemi humbur disi agresivitetin e përpara Europianit. Humbja me Luksemburgun na dogji, por kështu e ka futbolli. Ndeshja me Izraelin është perfekte për ta ndryshuar situatën. Futbolli të jep shanse të tjera dhe ky është shansi ynë. Duhet të pranojmë që duhet të bëjmë më tepër brenda fushës. E kemi pranuar publikisht dhe privatisht.”

Shpjegimin e këtij fakti e jep Armando Sadiku. Sipas tij, pjesëmarrja në Europian ka ndikuar tek ulja e vëmendjes edhe në ndeshje të tilla si ajo me Luksemburgun.

“Euforia pas Europianit ndoshta ka ndikuar. Pas ndeshjes me Luksemburgun u mblodhëm të gjithë lojtarët dhe dolëm në konkluzionin që nuk mund të na mposhti një kombëtare e vogël si Luksemburgu, euforia ka ndikuar keq, dhe nuk duhet të bëjmë më paraqitje të tilla, por ndaj Izraelit duhet të rikthehmi në rrugën e duhur.”

Dyshja sulmuese pritet të jetë në formacionin bazë që do të zbresë në fushën e lojës ndaj Izraelit. Fitorja në këtë takim do ti shërbejë jo vetëm moralit por edhe renditjes së kombëtares në grupin G të kualifikueseve të botërorit.

/TV KLAN