5 persona me aftësi të kufizuara çertifikohen nga Ministria e Drejtësisë

5 persona me aftësi të kufizuara çertifikohen nga Ministria e Drejtësisë

14:22 22/10/2016

Ministria e Drejtësisë në Kosovë u ka dhënë çertifikata për kryerjen e praktikës pesë personave me aftësi të kufizuar.

Ministrja Dhurata Hoxha, pas shpërndarjes së këtyre çertifikatave theksoi se përkushtimi dhe kujdesi i institucioneve ndaj personave me nevoja të veçanta është jo vetëm detyrim ligjor, por edhe dëshmi e vullnetit, mundësisë dhe humanizmit tonë.

“Përkushtimi dhe kujdesi i institucioneve ndaj personave me nevoja të veçanta është jo vetëm detyrim ligjor, por edhe dëshmi e vullnetit, mundësisë dhe humanizmit tonë”,

theksoi ministrja Hoxha.

Praktikën në Ministrinë e Drejtësisë e kanë kryer anëtarët e Shoqatës së të Verbërve,  Shoqatës së të Shurdhërve, Handi-Kos dhe Doën Syndrome , citon Klan Kosova./ tvklan.al





Grupi
LAJMET

Të ngjashme




Grupi