Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

50 vjet ekzistencë që nga formimi i Konventës së Gjenevës. Ky përvjetor kujtohet dhe në Shqipëri si anëtare e kësaj Konvente. Përfaqesues të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq dhe të atij shqiptar në takim me median kanë treguar zanafillën e emetimit Kryq i Kuq.

Historiku i tij daton në vitin 1859. Ndërsa në vitin 1863 emërtohet një komitet ndërkombëtar për ndihmë të të plagosurve në fushën e betejës, që është dhe konventa e parë. Ndërsa në Shqipëri njohja e parë me këtë Komitet është viti ‘57. Detyra e Kryqit të Kuq është që të përmiresojë situatën e njerëzve më nevojtarë në çdo kohë, ndaj dhe apeli apo këshilla që del në këtë 50 vjetor të këtij komiteti paqësor, është se duhet të hequr dorë nga ideja se luftrat janë të pa evitueshme./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti