Bashkia e Tiranës ka shpërndarë rreth 500 skutera të rinj, kryesisht në kryqëzimet kryesore të qytetit, për të gjithë qytetarët që duan të lëvizin me këto mjete ekologjike.

Në prezantimin e projektit, Kryebashkiaku Erion Veliaj këshilloi që përdorimi i skuterave të bëhet duke respektuar Rregullat e Qarkullimit Rrugor.

Erion Veliaj, kryetar i Bashkisë Tiranës: Si çdo mjet transporti duhet që të respektohen Rregullat e Qarkullimit Rrugor, ndoshta nuk do të shko0ni një shkollë për patentë, por Rregullat e Qarkullimit Rrugor, nuk duhet të ndalojnë, ku duhet të respektohen këmbësorët dhe semaforët do duhet që t’i ndajmë të gjithë. Do duhet që të respektojmë sigurinë dhe përdorimi i kokores është absolutisht i nevojshëm edhe i këshillueshëm. Sigurisht tjetër nivel sigurie, kur je në korsinë e biçikletave që është absolutisht e mbrojtur dhe tjetër nivel sigurie kur kaloni në kryqëzim të makinave, kështu që në këtë sens ky nuk është një mjet akrobati.

Veliaj shtoi se këto mjete praktike, përdoren për lëvizjet e vogla brenda qytetit, pa shkaktuar ndotje te ambientit.

Erion Veliaj, kryetar i Bashkisë Tiranës: Ne kemi bërë një kalkulim që çdo ditë, në qytet kryhen 800 mijë segmente me makinë. Nga këto, 400 mijë segmente janë më pak se 1 km. Këto segmente mund të bëhen me biçikletë, mund të bëhen në këmbë, mund të bëhen me autobus, dhe tani mund të bëhen edhe me skuter.

Skuterat që janë të shpërndara nëpër Tiranë funksionojnë nëpërmjet aplikacionit “Bin Bin”.

Klan News