Ushtria izraelite ka gjetur trupat e gjashtë pengjeve nga një tunel në Gazën jugore. Sipas ushtrisë mendohet se pengjet ishin vrarë jo shumë kohë përpara se të mbërrin trupat izraelite.

“Sipas vlerësimit tonë fillestar, ata u vranë brutalisht nga terroristët e Hamasit pak kohë para se t’i arrinim ata,” u shpreh zëdhënësi ushtarak, Admirali Daniel Hagari.

Trupat e Carmel Gat, Hersh Goldberg-Polin, Eden Yerushalmi, Alexander Lobanov, Almog Sarusi dhe Ori Danino ishin gjetur nën tokë në qytetin e Rafah.

Presidenti i SHBA Joe Biden tha se në mesin e pengjeve përfshinin edhe amerikano-izraelit Goldberg-Polin. “Jam i shkatërruar dhe i indinjuar”, tha Biden në një deklaratë të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë.

Zyrtari i lartë i Hamasit, Izzat El-Reshiq tha se Izraeli, në refuzimin e tij për të nënshkruar një marrëveshje armëpushimi, ishte përgjegjës për vdekjet. Gjashtë trupat e gjetur ishin mes 250 pengje të marra nga militantët e Hamasit më 7 Tetor.

Forumi i Familjeve të Pengjeve i bëri thirrje kryeministrit Netanyahut të marrë përgjegjësinë dhe të shpjegojë se çfarë po e pengon të arrijë një marrëveshje.

“Ata u vranë të gjithë në ditët e fundit, pasi mbijetuan pothuajse 11 muaj abuzimi, torture dhe uria në robërinë e Hamasit. Vonesa në nënshkrimin e marrëveshjes ka çuar në vdekjen e tyre dhe të shumë pengjeve të tjerë,” tha ai.

Ndërkaq në Gaza ka nisur fushata masive vaksinimi ndaj poliomielitit për fëmijët nën 10 vjeç. Fushata do të synojë të vaksinojë rreth 640,000 fëmijë në të gjithë Rripin e Gazës.

Ai do të shtrihet në tre faza të veçanta, në të gjithë pjesët qendrore, jugore dhe veriore të brezit.

Gjatë çdo etape, luftimet do të pushojnë për tre ditë radhazi midis orës 06:00 dhe 15:00 me kohën lokale.

Faza e dytë e vaksinimit do të fillojë më 5 Shtator dhe do të zhvillohet për tre ditë në rajonin Khan Younis përpara se të përfundojë në qytetin e Gazës dhe Gazën veriore nga 9 Shtatori.

Ekspertët e OBSH-së thonë se poliomieliti mund të përhapet lehtësisht në Gazën e shkatërruar nga lufta.

Nëntë në dhjetë persona janë zhvendosur nga luftimet e vazhdueshme dhe shumica tani jetojnë në kushte shumë të këqija.

Ndërkaq përleshjet midis trupave izraelite dhe luftëtarëve palestinezë vijojnë në Bregun e pushtuar Perëndimor ndërsa Izraeli vazhdonte operacionin ushtarak në Jeninin. Në këtë qytet, dronët dhe helikopterët qarkulluan lart, duke kryer sulme.

Qindra trupa izraelite kanë kryer bastisje që nga e mërkura në një nga operacionet e tyre më të mëdha në Bregun Perëndimor në muajt e fundit.

Operacioni, për të cilin Izraeli thotë se u krye për të bllokuar grupet militante të mbështetura nga Irani që të sulmonin qytetarët e tij, ka tërhequr thirrjet ndërkombëtare për ndalim.

Klan News