Në mbledhjen e parë të kabinetit qeveritar pas pushimeve verore kryeministrja Giorgia Meloni ka folur për qendrat e pritjes së emigrantëve në Lezhë.
Ajo ka shpjeguar arsyet se pse nuk janë ende gati qendrat e pritjes së azilkërkuesve në Shëngjin dhe Gjadër.
“Muajt e fundit, siç e dinë mirë edhe ministrat Piantedosi dhe Crosetto kemi hasur në disa vështirësi operacionale, por po i kapërcejmë një nga një, sepse besojmë shumë në këtë projekt novator”.
Kryeministrja italiane u shpreh se marrëveshja e arritur me Shqipërinë për emigrantëve është një model i cili po shihet me shumë interes në Evropë.
“Mundësitë që ato të jenë efikase dallohen që nga mobilizimi jo vetëm i të majtës europiane, por edhe i OJQ-ve ndërkombëtare, që siç keni lexuar, po mobilizohen kundër marrëveshjes. Në të njëjtën kohë, shumica e vendeve anëtare të BE-së i kanë kërkuar Komisionit ta marrë si model për një zgjidhje novatore”.
Në bazë të marrëveshjes, në kampin e Gjadrit do të qëndrojnë jo më shumë se 3 mijë emigrantë të paligjshëm që do të kapen në ujërat ndërkombëtare. Ata do të mbahen aty në pritje të përpunimit të kërkesës për azil dhe në rast refuzimi do të riatdhesohen.
Klan News