Një person është arrestuar nga policia pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 18 – vjeçare. Specialistët  për  Krimet në  Komisariatin  e  Policisë  Cërrik,  bënë  ndalimin  e  26 – vjeçarit Halit  Mëhalla, banues  në  fshatin  Klos, Cërrik. Ky  shtetas,  u  ndalua  nga  efektivët  e  policisë,  pasi dyshohet  të  jetë  futur  në  banesën  e  shtetasit F.S,  51- vjeç  dhe  të  ketë  ngacmuar  seksualisht  vajzën  e  këtij të fundit, 18 – vjeçaren me iniciale E.S.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për  veprime të mëtejshme, për veprën  penale “vepra të turpshme” dhe “dhunimi  i  banesës” ./tvklan.al