60 mijë euro pa ‘hapur gojën’

60 mijë euro pa ‘hapur gojën’

19:48 17/10/2017

Aktorja e njohur Nurgul Yesilçay do të fitojë 60 mijë euro pa ‘hapur gojën’. Ky është titulli i mediave turke të lidhje me fitimet e aktores së njohur si Gylsereni i “Fate të Kryqëzuara” nga një projekt iranian.

Sipas “Sabah”, Yesilçay do të udhëtojë drejt Iranit këtë javë për të marrë pjesë në xhirimet e filmit “Xhindi i bukur”, të producentit Bayram Fazli.

Mësohet se aktorja 41-vjeçare do të qëndrojë një muaj në Iran, ku do të luajë rolin e Dilarës, e cila si pasojë e një traume që ka kaluar nuk flet dot.

/tvklan.al




Grupi
LAJMET

Të ngjashme


Grupi