Ajri është plotësisht i ndotur. Sipas raportit më të fundit të OBSH, 90% e fëmijëve në mbarë botën thithin pluhur. Pikërisht ky është bërë shkak që 600 mijë të vdesin në moshën pediatrike në një vit.

Raporti është bërë i ditur në kuadër të konferencës së parë globale mbi ndotjen e ajrit dhe shëndetin që nis nsot në Gjenevë. Sipas dokumentit paraprak, ky është një problem që prek si vendet e pasura ku niveli i ndotjes arrin në 50 %, ashtu edhe vendet në zhvillim, në të cilat kjo ndotje arrin nivele alarmante ku 98% e fëmijëve thithin ajër shumë të ndotur me pluhura që i tejkalon shumë kufijtë e vendosur nga OBSH.

Sipas drejtorit të përgjithshëm të kësaj organizate, ndotja atmosferike po helmon miliona fëmijë dhe është duke shkatërruar jetët e tyre, që sipas tij është e pafalshme për autoritetet vendimmarrëse.

Efektet e smogut tashmë nisin që në fazat e shtatzënisë duke ndikuar negativisht, më pas në zhvillimin mendor dhe së fundmi është shkak i shumë sëmundjeve të frymëmarrjes dhe alergjive, por edhe ato më të rënda.

Klan Plus