Pjesa më e madhe e tyre po trajtohet në Tiranë

Spitalet Covid në kryeqytet vijojnë të mbajnë peshën më të madhe të pacientëve që kanë nevojë për hospitalizim.

Nga raportimet e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, 647 persona po trajtohen në të 4 spitalet Covid në kryeqytet dhe në 3 pavionet Covid në Spitalet Rajonale të Durrësit, Shkodrës dhe Elbasanit.

Nga 647 të shtruarit, 536 po marrin shërbim në 4 spitalet Covid në Tiranë kur totali i shtretërve është 600, ndërsa 62 po tajtohen në Durrës, 23 në Shkodër dhe 26 në Elbasan, por 10 prej këtyre të fundit janë nisur drejt Tiranës për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore.

Në total 111 pacientë janë në spitalet rajonale kurse kapaciteti i tyre mbajtës është 241 shtretër.

Tv Klan