7 persona janë vrarë nga të shtëna armësh në Kalamazoo, Michgan. 5 prej tyre kanë mbetur të vrarë në një restorant ndërsa 2 të tjerë në një pikë shitjesh makinash. Raportohet se mes viktimave është dhe një vajzë  14 – vjeçare.

Sulmet janë të lidhura me disa të shtëna të mëparshmë në një parking, nga ku ngeli  e plagosur një grua. Policia ka arrestuar një 45 – vjeçar dhe deklaroi se rreziku tashmë kishte kaluar.

45 – vjeçari nuk bëri rezistencë ndaj policisë dhe në makinën e tij u gjetën disa armë. Autoritet policore janë shprehur se bëhet fjalë për sulme me armë të rastit duke hedhur poshtë çdo dyshim për një sulm terrorist të mundshëm./tvklan.al