7 prioritetet e qeverisë Rama deri në përfundim të mandatit

7 prioritetet e qeverisë Rama deri në përfundim të mandatit

12:11 25/11/2019

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar 7 prioritetet e qeverisë që do të ndiqen deri në përfundim të mandatit.

Ndër to renditen lufta kundër krimit dhe korrupsionit, mbyllja e sporteleve dhe dhënia e shërbimeve online, legalizimet e banesave, rregullimi i vijës bregdetare etj.

Kreu i qeverisë foli edhe për Schengenin Ballkanik, për të cilin zbuloi se ka pasur debate të shumta me Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç mbi këtë projekt.

“Prioriteti i parë, përshkallëzim i luftës kundër krimit dhe korrupsionit në një nivel të panjohur më parë.

E dyta është duke filluar nga 1 Janari i vitit të ardhshëm dhe deri në fund të 2020 të mbyllen të gjitha sportelet që i shërbejnë qytetarëve dhe shërbimet të bëhen online. Së paku aplikimet. Në 1 Janar do të jenë rreth 40 shërbime që do të jepen online. Deri në Qershor do të shkojmë në 67% dhe deri në fund të vitit të shkojmë në thuajse 100%.

Prioriteti i tretë është energjia dhe infrastruktura. Kemi një paketë të tërë ndryshimesh dhe investimesh që do të fillojë të lançohet javët e ardhshme.

Prioriteti i katërt është regjimi i ri në vijën bregdetare. E kemi parë që vija bregdetare ju është marrë qytetarëve dhe ka mbetur në dorën e të fortëve. Sikur ta dini se sa prokurorë disponojnë të drejta mbi vijën bredgetare, është për të vënë duart në kokë. Flaism për gjykatës, që marrin qira për mijëra katrorë plazh. Regjimi mbi vijën bregdetare do të ndrysohjë plotësisht.

Prioriteti tjetër është mbyllja e procesit të legalizimeve për shtëpitë, jo për bizneset. Dhe legalizimi përfundimtar i tokës bujqësore, dhënia fund e torturës të njerëzve në Malësinë e Madhe, Tropojë, Kukës, Tepelenë, në Qarkun e Gjirokastrës, në Qarkun e Vlorës që nuk e njohin 7501, nuk e duan dhe s’kanë konflikte.

Tjetra që lidhet me domosdoshmërinë për të pasur një produkt final konkret është transformimi i infrastrukturës së Universitetit. Kampusi duhet të jetë kantier. Akademia e Sigurisë së Policisë së Shtetit duhet të jetë kantier.

E fundit, është Schengeni rajonal. Kush është kundër nuk kupton asnjë gjë. Schengeni rajonal është një vizion dhe një këmbëngulje nga ana ime qysh në ditën e parë të Procesit të Berlinit. Ka qenë i penguar deri përpara pak muajsh nga Presidenti i Serbisë me të cilin unë ka bërë debate për këtë. Nuk mund të bëjmë dot një marrëveshje rajonale mbi tregtinë nëse nuk bëjmë marrëveshje rajonale mbi lëvizjen e lirë të njerëzve. Sepse marrëveshje e lëvizjes së lirë të njerëzve do të thotë që kufiri mes Shqipërisë dhe Kosovës të hapet. Kjo e forcon Kosovën dhe Shqipërinë, nuk e dobëson. Politika e mbylljes është politikë vetëvrasëse për Kosovën”, tha Kryeministri Edi Rama. /tvklan.al


Grupi
LAJMET
Të ngjashme
Grupi