Mbetet i lartë numri i pacientëve në spitale

8 persona humbën jetën 24 orët e fundit për shkak të infektimit nga koronavirusi. 4 prej ishin nga Tirana të moshave nga 37 në 77 vjeç. Viktimat e tjera janë një 49-vjeçare nga Fieri, një 62-vjeçare nga Shkodra, një 70-vjeçar nga Lushnja dhe një 85-vjeçar nga Vlora. Shkon kështu në 2609 numri i jetëve të humbura që nga nisja e pandemisë në vendin tonë.

I lartë mbetet edhe numri i pacientëve në spitalet e vendit ku po trajtohen 217 persona nga të cilët 23 janë në gjendje më të rënduar. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se 24 orët që kaluan janë kryer 5005 testime, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 768 persona. 267 raste të reja janë identifikuar në Tiranë që ndiqet nga Fieri me 76 raste dhe Shkodra me 49 të tillë, por të infektime të reja ka pothuajse në të gjitha bashkitë.

Autoritetet raportojnë se në të gjithë vendin numërohen mbi 12 mijë e 200 të sëmurë aktivë ku Tirana, Shkodra, Durrësi dhe Fieri kanë numrin më të madh të tyre. Në 24 orët e fundit u regjistruan 986 të shëruar që e çojnë në gati 151 mijë numrin e atyre që e kanë kaluar sëmundjen prej fillimit të pandemisë.

Tv Klan