Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka zhvilluar një intervistë për emisionin “Opinion”.

Gazetari Blendi Fevziu, e pyeti Abdixhikun nëse do të largohet nga drejtimi i LDK-së nëse humbet zgjedhjet. Kreu i LDK-së tha se nuk e njeh humbjen si opsion dhe po bën përpjekjet maksimale që të kthejë LDK-në si parti fituese.

Ai tha se nuk do të prishë standardin që është vendosur nga drejtuesit e mëparshëm, të cilët pasi kanë humbur rëndë janë larguar nga drejtimi i partisë.

Blendi Fevziu: Nëse ju arrini do jeni kryeministër i ardhshëm i Kosovës, nëse nuk e arrini do largoheshit?

Lumir Abdixhiku: Tani unë përpjekjen e kam ta kthej LDK. Fitoren e kam opsion, humbjen nuk e kam opsion. Do të bëj gjithçka që të bëj këtë rikthim të madh të LDK. Them që mund të marr kohë. Kemi marrë një rezultat të rëndë më 14 Shkurt. Kemi bërë një rikuperim me 14 Nëntor. Do të përpiqemi më tutje. Procesi është i gjatë, por ka një standard në LDK që është vendos prej të tjerëve që rezultatet e rënda e jo të mira, largohemi, vazhdojmë vijnë të tjerët.

Blendi Fevziu: Kush humb rëndë largohet?

Lumir Abdixhiku: Është standard që nuk mund ta kthesh më./tvklan.al