Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ishte në Fier këtë të të shtunë, ku u takua me disa nëna dhe gra nga ky qytet.

Kreu i PD-së tha se edhe pse janë në kushtet e mbijetesës ato jetojnë me kurajo dhe dinjitet.

Lulzim Basha: Herën e fundit që kam qenë në Fier ka qenë para 2-3 muajsh. Ka qenë e shtunë, kemi takuar gjithsej 5 apo 6 veta. Dyqanet bosh!

Qytetarja 1: Unë jam burrë e grua pa punë.

Lulzim Basha: Po si jetoni?

Qytetarja 1: Duke më dhënë ti, ajo, ajo… A është jetë kjo? Të marrësh bukën me listë në 2020…/tvklan.al