Dorina Bejko, kandidatë për të qenë pjesë Strukturës së Posaçme  Antikorrupsion (SPAK) në intervistën e para Këshillit të Lartë të Prokurorisë është shprehur se është e gatshme që të hetojë dhe kolegët e saj nëse shkelin ligjin.

Teksa u pyet nga anëtari i KLP, Tartar Bazaj, prokurorja që kandidon për në SPAK u shpreh se nuk është konflikt interesi që të hetojë kolegët e saj, pasi këtë të drejtë ja jep ligji.

Tani kjo që thatë ju është e parashikuar në ligj që prokurorët e SPAK, mund të hetojnë prokurorët e posaçëm dhe gjyqtarët e posaçëm. Nuk mendoj që është konflikt interes, pasi çdo kush që ka marrë atë detyrë i ka marrë përsipër dhe këto situata. Nuk mund të them që është një praktikë normale, por duhej bërë. Kush do ta hetojë nëse nuk e hetojmë ne që jemi një strukturë më elitare”, u shpreh Bejko.

 Prokurorja Bejko së bashku me prokuronin Adnan Xholi kandidojnë për të qenë pjesë e SPAK./tvklan.al