Policia gjen të fshehur në pyll 45- vjeçarin

Në Grabian të Lushnjës ende u duket e pabesueshme ajo që ka ndodhur. Një 16- vjeçare ka kallëzuar në polici xhaxhain për përdhunim

“Tani e dëgjojmë nga ju…”

Nuk ka më rëndë, nuk ka gjë më të tmerrshme…”

Pas denoncimit nga e mitura policia vuri në pranga Fatmir Jonuzin. 45-vjeçari  u gjeti i  fshehur në një pyll të zonës së Divjakës, në një operacion ku morën pjesë edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë. Asnjë nga familjarët nuk pranon të flasë, ndërsa banorët tregojnë se ndonëse me precedentë penalë, Jonuzi kishte marrë përsipër kujdestarinë e vajzës, pas vdekjes së dy prindërve.

“Ai është xhaxhai e mori në mbrojtje kur doli nga burgu, i tha, do vi do të ndihmoj unë kur e mori nga shtëpia e gjyshes”.

Ai dy javë ka që ka dalë nga burgu…”.

Komshinjtë e adoleshentes tregojnë për jetesën e vështirë që vajza bënte pas humbjes së prindërve.

“Ajo rrinte tek gjyshja. Nuk rrinte këtu. Është e vogël, 13 vjeç, jetime…”

Pas denoncimit 16 vjeçarja është marrë në mbrojtje dhe aktualisht ndodhet në Tiranë e strehuar në një banesë sociale. Ajo i është nënshtruar analizave mjekësore së bashku me xhaxhain nga ku pritet te dale e vërteta lidhur me këtë ngjarje.

Tv Klan