Gjykata e Durrësit ka lënë në “arrest me burg” 3 punonjësit e Bashkisë Rrogozhinë të cilët akuzohen se kanë abuzuar me fondet e rindërtimit nga tërmeti.

Ndërkohë, për njërën nga zyrtaret e kësaj bashkie, Gjykata ka zëvendsuar masën e sigurisë me “arrest shtëpie”, ndërsa për tjetrën “detyrim për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”.

5 zyrtarët akuzohen se i kanë shkaktuar shtetit një dëm prej 353 milionë Lekë në abuzimin me fondet e rindërtimit nga tërmeti.

Nga hetimi janë zbuluar shkelje në të paktën 78 raste ku janë dhënë dëmshpërblime për ndërtesa që nuk shërbenin për banim, por për qëllime të tjera, përfshirë edhe kasolle të derrave e lopëve.

Zyrtarët akuzohen për veprat penale “Shpërdorim të detyrës”, “Falsifikim” dhe “Mashtrim”. Nën hetim janë edhe 78 personat që kanë përfituar padrejtësisht./tvklan.al