Prokuroria e Durrësit ka kërkuar caktimin e masave arrest në burg për 5 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të bashkisë së Rrogozhinës. Ata akuzohen se kanë abuzuar me fondet e rindërtimit nga tërmeti duke i shkaktuar shtetit një dëm prej 353 milionë lekësh.

Nga hetimi janë zbuluar shkelje në të paktën 78 raste ku janë dhënë dëmshpërblime për ndërtesa që nuk shërbenin për banim, por për qëllime të tjera, përfshirë edhe kasolle të derrave e lopëve. Zyrtarët akuzohen për veprat penale “Shpërdorim të detyrës”, “Falsifikim” dhe “Mashtrim”.

Nën hetim janë edhe 78 personat që kanë përfituar padrejtësisht.

Tv Klan