Kërkime për gaz brenda hapësirës detare turke

Turqia iu rikthehet kërkimeve për gaz në Detin Mesdhe me këtë sondë që konsiderohet ndër më të mëdhatë e flotës së kërkimit që mban emrin “Abdylhamit Han”.

Siç u shpreh presidenti turk Rexhep Taip Erdogan në ceremoninë e nisjes së misionit në portin e Mersinit, gjiganti turk këtë herë nuk do të kryejë kërkime në zonat e diskutueshme të Mesdheut Lindor, siç ndodhi 2 vite më parë me sondën Oruç Reis që i çoi tensionit mes Ankarasë dhe Athinës në prag të një lufte të paprecedentë mes dy anëtarëve të NATO-s.

Shpimet do të kryen brenda hapësirës detare turke përballë Antaljas në një distancë 55 kilometra larg brigjeve kontinentale. Athina duket e shtensionuar për momentin.

E përditshmja Kathimerini në një analizë të saj shkruan se Erdogan po përpiqet t’i mbajë të ulëta tensionet pas presionit të Uashingtonit dhe Berlinit, që çoi në tërheqjen e Oruç Reisit nga zona e diskutueshme detare në Qipron Veriore.

Gjithsesi sipas Kathimerinit, Tetori do të jetë muaji që mund të shtojë tensionet kur parashikohet të përfundojë ekspedita e “Abdylhamitit”. Nëse zbulohen rezerva të kënaqshme nëntokësore gazi, Turqia mund të vendosë zgjerimin e kërkimeve përtej ujërave të saj.

Anija 238 metra e gjatë është emërtuar sipas sulltanit që mundi Greqinë që kishte pak kohë që kishte shpallur pavarësinë në luftën e vitit 1897.

Tv Klan