Mbrëmjen e kësaj të marte, 8 Shkurt 2022, është mbajtur ceremonia e çmimeve “BRIT Awards 2022” në Londër, ku vlerësohen këngët dhe artistët më të mirë në industrinë e muzikës britanike dhe atë ndërkombëtare. Adele dhe Ed Sheeran janë dy personazhet që kanë marrë gjithë vëmendjen e kësaj mbrëmje ku janë edhe ndër pretendentët për të fituar më shumë çmime pasi kanë secili 4 nominime.

Artistja me origjinë shqiptare Dua Lipa është vlerësuar si më e mira e kategorisë ‘Pop, R&B’ për vitin 2022. Fatkeqësisht këngëtarja nuk mundi të ishte prezente në skenë për të marrë çmimin e saj, sepse është në përgatitjet e fundit për një koncert në Miami. Ajo përshëndeti fansat përmes një videomesazhi të regjistruar më parë.

Artistja më e mirë e këtij viti, njëkohësisht edhe kënga më e mirë është shpallur fituese Adele me “Easy on Me”. Rikthimi i saj në skenën e “BRIT Awards 2022” ka marrë vëmendjen e gjithë publikut dhe ishte thjesht mahnitëse me performancën dhe pamjen e saj.

Lista e gjatë e fituesve ka emra të tjerë si Billie Elish, artistja ndërkombëtare më e mirë. Wolf Alice janë shpallur grupi më i mirë. Kënga fituese ndërkombëtare e vitit 2022 është “Good 4 U” e këngëtares olivia Rodrigo. Çmimi ‘Dance’ ka shkuar për Becky Hill, ‘Hip-hop, rap’ është shpallur Dave fitues i këtij çmimi. /tvklan.al