Brenda pak ditësh, albumi ‘30’ rezulton më i shituri i 2020 për këngëtaren e njohur

Kanë kaluar vetëm pak ditë nga publikimi i albumit të ri, por këngëtarja me famë ndërkombëtare Adele ka thyer rekord me shitjet.

“30” u publikua më 19 Nëntor, vetëm pesë ditë pas speciales dy orëshe “Adele One Night Only”, transmetuar në CBS, me mbi 10 milionë shikues.

Billboard thotë se albumi ‘30’ i Adele tashmë ka shitur më shumë se 500,000 kopje duke ia kaluar albumit të këngëtares Taylor Swift i cili ka shitur 462,000 kopje për këtë vit, edhe pse u publikua vitin e kaluar.

Ky album ka shumë të ngjarë të përfundojë javën si albumi nr.1 në Billboard. Kjo nuk është hera e parë që këngëtarja arrin këtë sukses pasi albumi i vitit 2011, “21” kaloi 24 javë në krye të listave të albumeve.

Albumi përmban 13 këngë ku 3 prej tyre “I Drink Wine”, “Love Is a Game” dhe “Cry Your Heart Out” flasin për divorcin e saj nga ish- bashkëshorti Simon Konecki.

Klan News