Një 19-vjeçare vuan nga e njëjta sindromë shtatzënie si Dukesha Kate Middleton pasi vjell deri në 130 herë në ditë. Breanna Schroeder u diagnostikua në fazat e hershme të shtatzënisë me Hyperemesis Gravidarum (HG), një sindromë e rrallë që shkakton të vjella të tepruara dhe përzierje të shpeshta.

Në tre javët e para, ajo kishte dhimbje të padurueshme stomaku që i shkaktonte të vjella disa herë në ditë, ndërsa në javën e shtatë rreth 80 herë që më pas shkoi në 130. Breanna rrëfen se kalonte ditë të tëra pranë tualetit pa mundur të hante ose lëvizte.

Nuk e kuptoja se çfarë po ndodhte me trupin tim. Në ditët më të këqija, e kisha humbur numërimin aty te 130 dhe nxirrja mbetje e gjak. Gjendja u përkeqësua aq shumë saqë dëmtova mukozën e stomakut dhe ezofagun. Më e shumta që mund të haja ishte një petull e ngrirë pa asgjë dhe merrja serume që të zëvendësoja të ngrënin”, tregon ajo.

Në një periudhë merrte rreth 15 mjekime të ndryshme, po doktorët nuk dinin si t’ia lehtësonin gjendjen. Ajo u shtrua rreth 50 herë në spital, hyri në fazat e hershme të funksionimit të organeve, u diagnostikua me anemi, pati probleme me zemrën dhe humbje drastike në peshë.

Pas 39 javësh kur lindi më në fund vajzën e saj, gjendja nisi të përmirësohej derisa Breanna u shërua plotësisht./tvklan.al